Katër shërbime, për katër lloje biznesi.
Website për autosallone dhe kompani ndërtimi. Sistem terminesh për klinika dhe sallone. Sistem menaxhimi për hotele.
Website për autosallone
Klienti e kërkon veturën në telefon para se të vijë në sallon. Ne ndërtojmë website ku inventari juaj është gjithmonë i saktë: çdo veturë me foto, vit, kilometra dhe çmim, dhe filtra që e çojnë blerësin te vetura e duhur.
Për autosallone dhe importues veturash nga Koreja dhe Evropa.
Çfarë përfshin
- Inventar që e përditësoni vetë, ose që lidhet me burimin tuaj të veturave
- Filtra sipas markës, modelit, vitit, kilometrave, karburantit dhe çmimit
- Faqe për çdo veturë, me galeri, të dhëna dhe çmim
- Butoni WhatsApp dhe telefoni te çdo veturë
- I shpejtë në telefon, aty ku kërkojnë blerësit


Shembull
Korea Auto Kosova
Website për import veturash nga Koreja. Inventari përditësohet vetë, klienti filtron sipas markës, modelit, karburantit, kilometrave dhe vitit, dhe sheh çmimin deri në Prishtinë te çdo veturë.
Website për kompani ndërtimi
Blerësi i banesës do ta shohë projektin, katin, sipërfaqen dhe pamjen para se t'ju telefonojë. Website-i i tregon të gjitha, objekt për objekt dhe banesë për banesë.
Për kompani ndërtimi dhe agjenci të patundshmërive.
Çfarë përfshin
- Projektet dhe objektet me galeri fotosh
- Banesat sipas katit dhe strukturës, me sipërfaqe dhe status: në shitje, e rezervuar, e shitur
- Kërkesë për informacion te çdo banesë
- Statusin e banesave e përditësoni vetë
- Kontakt i drejtpërdrejtë në WhatsApp


Shembull
Ndërtim demo
Demo jonë për kompani ndërtimi. Objektet e projektit, banesat në shitje sipas strukturës dhe kateve, sipërfaqet dhe kontakti për çdo banesë.
Sistem terminesh për klinika dhe sallone
Telefoni që bie gjatë punës dhe fletorja e termineve zëvendësohen nga një sistem: klienti zgjedh shërbimin, personin dhe orën e lirë, ju e shihni menjëherë në kalendar.
Për klinika dentare dhe mjekësore, sallone bukurie dhe berberë.
Çfarë përfshin
- Rezervim online sipas shërbimit, personit dhe orarit të lirë
- Kalendar për çdo punonjës, në kompjuter dhe në telefon
- Kujtesë për klientin para terminit
- Lista e klientëve me historikun e termineve
- Oraret e punës dhe pushimet i caktoni vetë
Sistem menaxhimi për hotele
Rezervimet nga telefoni, emaili dhe platformat mbahen në një vend. Recepsioni sheh cilat dhoma janë të lira, kush hyn dhe kush del sot, dhe çfarë mbetet për t'u paguar.
Për hotele, bujtina dhe apartamente me qira ditore.
Çfarë përfshin
- Kalendar i dhomave dhe i rezervimeve
- Check-in dhe check-out, me të dhënat e mysafirëve
- Pagesat dhe faturat për çdo qëndrim
- Pamja e ditës për recepsionin: hyrjet, daljet, dhomat e lira
- Raporte për zënien e dhomave dhe të ardhurat


Shembull
Elevate Suite
Sistem menaxhimi për hotele. Paneli i recepsionit tregon mbërritjet, largimet, statusin e dhomave, bilancet e hapura dhe mbylljen e ditës. Aplikacioni i housekeeping në telefon mban detyrat e pastrimit, statusin e dhomave dhe defektet.
Na tregoni çfarë ju duhet.
Na shkruani në WhatsApp, ose plotësoni formularin dhe ju kontaktojmë ne.
